Obama do të jetojë me qera pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Çfarë do të bëjë Barak Obama pas janarit të vitit të ardhshëm, pasi që do ta braktisë Shtëpinë e Bardhë?

Para tij hapen disa perspektiva pas dy mandateve presidenciale, shkruan gazeta “Figaro”.

Fillimisht Barak dhe Michele nuk kanë qëllim që ta braktisin Uashingtonin.

Ata tashmë kanë marrë me qira një shtëpi të madhe afër Shtëpisë së Bardhë dhe do të jetojnë atje dy vite, derisa vajza e tyre më e vogël Sasha nuk e përfundon shkollën.

Shtëpia është në lagjen Kalorama dhe ka tetë dhoma gjumi dhe nëntë banjo.

Nga viti 1921 nuk ka pasur rast që një ish-president i SHBA-ve të braktisë Uashingtonin.

Për shkak të kësaj, ekziston mundësia që Obama pas dy viteve të transferohet në “Nju-Jork”.

Ai atje mund të ligjërojë në juridik në Universitetin e Kolumbisë, ku ka studiuar në fillim të viteve të 80-ta të shekullit të kaluar. Edhe Obama vetë paraprakisht pranoi se dëshiron që të ligjërojë.

Një nga mundësitë është që të ligjërojë në Universitetin Haward në Uashington, ku mbizotërojnë studentë afroamerikanë.

Obama mund t’i futet shkrimit të memoareve, traditë e ish-presidentëve.

Vlerësohet se nga një libër me memoaret e tyre mund të fitojë të ardhurave prej mbi 300 milionë dollarësh.

Presidenti mund të mbajë ligjërata dhe konferenca, si një nga paraardhësit e tij Bill Clinton dhe për secilën prej tyre të marrë honorar prej 250 mijë dollarësh.

Variant tjetër për Obamën është që të transferohet në Çikago, ku ai ka kaluar një pjesë të jetesës me bashkëshorten e tij Michele Obama.

Ai atje ka punuar si punonjës special, pastaj si avokat dhe profesor i juridikut, ndërsa në fund edhe si anëtar i Senatit të shtetit federal Ilinois, para se të bëhet senator federal.

Kthimi eventual në Honolulu në Ishujt Havaje është opsioni i fundit i sigurt për familjen Obama, e cila atje tradicionalisht i kalon festat e fundvitit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme