Objekte brenda shkollës dhe ndërtime pa leje/ Kallëzohen në Prokurori 15 zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Mes tyre edhe punonjës të Kadastrës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja denoncoi dy raste të legalizimeve të paligjshme në vend ku njëri ishte në Pogradec dhe një në Sarandë. Manja tha se 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë janë në hetim dhe 75 të tjerë në procedim disiplinor.


Sipas Manjës, në Pogradec janë hetuar 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë pasi u lejua legalizim i një objekti brenda ambienteve të një shkolle. Ndërsa në Sarandë në zonën Turizëm kanali i Cukës janë legalizuar pa leje dy objekte 70 dhe 81 metra katrorë në një kohë që IKMT kishte kërkuar shembjen e tyre.

“Janë kallëzuar penalisht në prokurorinë e Pogradecit 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar dhe regjistruar një objekti brenda një shkolle në kundërshtimin me ligjin.

Bëhet fjalë për shkollën 9-vjecare në Memlisht, ku është konstatuar ndërhyrje në regjistrat fizike të shkollës, regjistrim antiligjor brenda shkollës, pajisje me certifikatë pronësia të marrë në kundërshtim me ligjin. Në lidhje me këto veprime janë kallëzuar penalisht zyrtarët dhe ish-zyrtarët.

Rasti i dytë ka të bëjë me një denoncim të ardhur nga një qytetar i zakonshëm, që e falënderoj, i cili a ka vënë në dijeni për disa legalizime në 2019 e në vazhdim në kadastrën e Sarandës për zonën Turizëm Kanalli i Cukës.

Inspektori antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë kanë nisur verifikimet dhe është konstatuar legalizimi në kundërshtim me ligjin i dy objekteve 70 dhe 81 metër katror në këtë zonë. Janë kallëzuar të gjithë zyrtarët dhe ish zyrtarët në kadastrën Sarandë, duke filluar me ish-drejtorin e ish Kadastrës dhe duke vazhduar tek specialistët përkatës.”, tha ministri Ulsi Manja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme