O’Conell: Gjykimi i individëve për krime të supozuara të luftës nuk e ndryshon historinë

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shfrytëzuar llogarinë e tij zyrtare në Facebook për t’iu adresuar kosovarëve në lidhje me veprimet e fundit.

Ka thënë se presioni politik në drejtësi, duke përfshirë përpjekjet për t’iu shmangur drejtësisë për të akuzuarit për krime, është një formë e korrupsionit.

“Ne e dimë që historia e Kosovës bëri që NATO të intervenojë më 1999. Gjykimi i individëve për krime që supozohet të jenë kryer gjatë asaj periudhe nuk e ndryshon historinë apo dëmton imazhin e një organizate të tërë. Mënyra se si i përgjigjemi supozimeve të tilla është matës i fuqisë së demokracisë dhe institucioneve të një shteti”, ka thënë O’Connell.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme