Ambasadori britanik Ruairi O’Connell ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi duke shprehur habi që flitet për luftë me këtë shtet
Diplomati britanik duke u përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në një transmetim direkt të Gazetës Express ka thënë se Kosova dhe Mali i Zi kanë raporte të mira duke përmendur faktin që Podgorica e kishte njohur pavarësinë e Kosovës disa muaj pas shpalljes, pavarësisht telasheve me Beogradin.
“Më duket e çuditshme që flitet për luftë me malin e Zi” ka thënë ai.
Më pas ai, nuk e ka përjashtuar mundësinë që subjektet që flasin për këtë ta bëjnë për konsume të brendshëm.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht duke përsëritur mundësinë e një luftë me Malin e Zi nëse kalon demarkacioni.