Ambasadori britanik në Kosovës Ruairi O’Connell e ka mirëpritur vendimin e KQZ-që e cila ka marrë vendim sot që të decertifikohen të gjithë kandidatët që garojnë për kryetarë dhe anëtarë të asambleve komunale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, që kanë aktgjykim të formës së prerë nga Gjykatat e Kosovës.
Sipas ambasadorit, kjo është një shenjë pozitive, pasi votuesit e Kosovës meritojnë përfaqësues etikë.
“Kjo është një shenjë pozitive që KQZ ka decertifikuar individë me dënime kriminale nga lista e kandidatëve për zgjedhjet komunale. Votuesit e Kosovës meritojnë përfaqësues etikë”, është shprehur ambasadori britanik.