O’Connell: Ndryshimi i kufijve nuk do t’u jep fund tensioneve Kosovë-Serbi

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell në një intervistë për mediumin “Euronews” ka folur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

O’Connell beson se janë dy arsye se pse serbët në Kosovë ende nuk janë integruar në shoqëri. E para sipas tijë për shkak të një mungesës së një marrëveshjes gjithëpërfshirës mes Prishtinës dhe Beogradi.

“Ekziston një shkallë e së vërtetës dhe shkallë e drejtësisë që nevojitet për të gjithë që të ecin përpara.”, u shprehë ambasadori.

Ndërsa e dyta sipas O’Connell është sundimi i përshtatshëm i ligjit.

Tutje, ai tha se një ndryshim i kufijve nuk do të sjellë fundin e tensioneve. Ambasadori beson se duhet të ketë partneritet të vërtet dhe miqësi nëse duan të përfundojnë tensionet.

“Ka një numër traumash të thella që dolën nga luftërat dhe lëvizja e kufijve nuk do të adresoj këto brenda dy vendeve që do të vazhdojnë të mbesin fqinj, duhet të synohet një ardhme që nuk është antagonizëm mbi kufij të ri por një partneritet i vërtet dhe miqësi në të ardhmen.”, u shprehë ambasadori.

Kurse për takimin në Berlin, O’Connell nuk pret përparim të madh në negociata por ai shpreson që palët ta përdorin këtë mundësi për të “rivendosur”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme