Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se Kosova meriton një sistem partiak të hapur, transparent, të përgjegjshëm dhe që i përgjigjet nevojave të qytetarëve.
Këto komente O’Connelli i bëri përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
“Në një demokraci të konsoliduar, partitë politike luajnë një rol qenësor. Ato janë mekanizëm për të përfaqësuar vullnetin e popullit dhe për t’a kthyer atë në politikë praktike. Kosova meriton një sistem partiak që është i hapur, transparent, i përgjegjshëm dhe i përgjigjet nevojave të qytetarëve. Kështu që unë jam duke kaluar pjesën më të madhe kësaj jave duke u takuar me kolegët nga Westminster Foundation for Democracy(WFD), me partitë politike të Kosovës për të diskutuar se si Mbretëria e Bashkuar dhe ËFD mund të ndihmojnë partitë e Kosovës për t’i plotësuar nevojat e demokracisë së Kosovës”.