Oda Ekonomike: Zero tolerancë për çdo kompani private që ka bërë krim financiar

Gazetar: Adnan Qaili

Oda Ekonomike thotë se do të ketë zero tolerancë për çdo kompani private që ka bërë krim financiar.

I pyetur nga Alsat për qëndrimin e kryeministrit Mickoski për kontrollin e shpenzimeve të 100 milion eurove për kompanitë gjatë pandemisë, drejtori i Odës Ekonomike Branko Azeski tha se duhet të ketë përgjegjësi për çdo krim financiar.

“Kjo do të thotë që në vazhdimësi çështjet juridike në kohën e një qeverie duhet të vazhdoj, a nëse do të keqpërdoret, kjo është çështje tjetër. Prandaj duhet të marrin masa institucionet që do ta sanksionojnë. Qëndrimi i Odës ekonomike është që krimi financiar, korrupsioni dhe ekonomia joformale do të ketë zero tolerancë”, tha Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Kryeministri Hristijan Mickoski, mbrëmë në një intervistë në Top Tema në televizionin Telma, tha se në seancën e ardhshme të qeverisë do të formohet një trup ad hoc për të hetuar se si qeveria e kaluar ka shpërndarë 100 milionë euro pa kritere për mbështetjen e pretenduar për kompanitë në gjatë krizës së Covid.

Kryeministri Mickoski njoftoi se të mërkurën në seancën e qeverisë do të formohet një trup ad hoc për të hetuar se kush i mori këto 100 milionë euro, duke theksuar se sipas ligjit dhe rregullores ka pasur obligim që të formohet një organ për monitorim si dhe për çfarë janë bërë këto shpenzime.

“Po flas për investimet e paralajmëruara me pompozitet, ajo mbështetje e ekonomisë maqedonase, ligj u soll e kështu me radhë! Mes tjerash investime edhe në zonat industriale që u dhanë 100 milion euro. Por a e di kush se për çfarë janë shpenzuar këto para, sepse sipas ligjit mund të konkurrojë kushdo, ligji thotë edhe ato persona juridikë që nuk i plotësojnë kushtet sipas këtij ligji. A e di dikush dhe a e ka kontrolluar pse janë shpenzuar këto 100 milionë euro?”, ka thënë Hristijan Mickoski, kryeministër.

Nga Oda Ekonomike gjithashtu u tha se ekonomia ka nevojë për kapital cilësor dhe të lirë, duke vlerësuar se kushtet në të cilat kompanitë do të ofrojnë oferta për shumën prej 250 milionë eurosh nga kredia hungareze janë të mira, por kompanitë nuk do të vrapojnë verbërisht pas parave pa marrë siguri për një mjedis më të mirë biznesi.

Azeski tha se në të ardhmen pa pëlqimin e tyre nuk duhet të shkurtohen apo ri caktohen paratë për projekte kapitale./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme