Odai: Jemi gjeneratë që ofrojmë zgjidhje për problemet që i kemi

Përfaqësuesi i studentëve Blenbdi Hodai i ftuar në emision in e sontëm “Magazina Ekonomike”, deklaroi se kjo gjeneratë e studentëve është ajo e cila ofron zgjidhje për problemet. Sipas tij është interesante fakti se shteti jonë gjithmonë kur ka krizë dhe kur ka probleme fillon t’ju kërkoj të rinjve të kursejnë ata dhe jo nga diku tjetër, andaj shton se kjo është njëra nga arsyet që të rinjtë largohen nga vendi.

“Ne kemi dëshmuar edhe në periudhën e fundit në lidhje me subvencionimin e racioneve studentore që ne jemi një gjeneratë që nuk ankohemi por e dhe që ofrojmë zgjidhje për problemet që i kemi. Nuk jemi duke u ankuar non-stop, por në të njëjtën kohë ju japim edhe këshilla falas ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në lidhje me shumë politika arsimore, qoftë në nivelin e arsimit të mesëm, qoftë edhe në nivelin e arsimit të lartë”, deklaroi Blendi Odai, përfaqësues i studentëve. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme