Oferta marrmendëse e Cityt për Leaon

Man City me ofertë të madhe për Leaon.

Klubi anglez, Manchester City është shumë i interesuar për transferimin e sulmuesit të Milanit, Rafael Leao.

Ndërsa bisedimet për kontratën e re të Leaos me Milanin po ngecin, klube si Chelsea dhe Arsenal kanë shprehur interesim për portugezin.

Megjithatë, sipas Tuttomercatoweb, City tani ka hyrë në garë dhe janë shumë të interesuar.

Kampionët e Ligës Premier janë në bisedime me agjentët e Leaos dhe po ofrojnë një kontratë me vlerë 12 milionë euro në vit.

Ndërkohë, tavani i Milanit është vendosur në 7 milionë euro në vit dhe kjo mund të jetë arsyeja pse portugezi mund ta zgjedh anglezët.

Sugjerohet se City është i përgatitur të përfshijë edhe Jack Grealish në ofertën e tyre për të sjellë Milanin në tavolinën e bisedimeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme