GAZETAR: MIKI TRAJKOVSKI
Nëse nuk është liqeni, banorët e Ohrit mund të mbeten pa ujë të pijshëm. Në situatë ku për shkak të kapacitetit të dobët të burimeve të tjera, prej nga furnizohet qyteti me ujë, tani rreth 40-50% e ujit vjen nga liqeni. Uji i Liqenit para se të mbërrijë në çezmat e qytetarëve pastrohet dhe klorohet, shkruan Alsat.
“Për momentin punon një pompë me 50 litra në sekondë. Mjaftojnë vetëm 50 litra në këto periudha për të ruajtur sistemin e klorimit drejt Peshtanit…”, tha Ljube Trajanoski- Ujësjellësi Ohër.
“Kemi rrjedhje të zvogëluar të burimeve verore. Nëse ka qenë mbi 150 litra në sekondë, tani jemi në 50-60 litra në sekondë. Dhe do të duhet të kërkojmë disa burime alternative, për të siguruar mjaftueshëm. Shumica e ujit tani merret nga burimet në liqen nga stacioni i pompimit pranë Metropol”, deklaroi Marjan Risteski-drejtor i Ujësjellësit Ohrit.
Zgjidhje e problemit të ujësjellësit të Ohrit është ndërtimi i një tubacioni të ri 25 kilometra. Vlerësimet fillestare janë se nevojiten rreth 6 milionë euro, por tashmë me çmimet e reja në treg, kjo shumë do të arrijë deri në 10 milionë.
“Shpëtimi i vetëm për Ohrin janë burimet Svinishki. Ky projekt ka përfunduar që në vitin 2009. Është në pritje të realizimit, por të tilla janë kushtet. Assesi të gjenden mjete për t’u ndërtuar.”, theksoi Ljube Trajanoski- Ujësjellësi Ohër.
Rrjeti i ujësjellësit në Ohër është mjaft i vjetruar dhe ende ka gypa asbesti dhe saloniti. Bëhet fjalë për një rrjet prej më shumë se 212 kilometra i gjatë, por janë ndërruar vetëm 30% e tubacionit.Alsat.mk