OKB nis shpërndarjen e ndihmave pas armëpushimit, 137 kamionë me ushqim, ujë dhe pajisje nisen drejt Gazës

Zyra e OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare (OCHA) ka zbuluar sot se 137 kamionë janë nisur nga pika e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në Rripin e Gazës ditën e sotme.


Sipas tyre, që prej nisjes së pauzës humanitare ditën e sotme, OKB ka arritur të rrisë shpërndarjen e ndihmave në të gjithë Gazën.

Dërgimi i 137 kamionëve me ndihma drejt Gazës e bën këtë masë ndihmën më të madhe humanitare të dërguar në Gaza prej nisjes së konfliktit të armatosur në 7 tetor.

Sipas OKB-së, qindra mijëra njerëz u ndihmuan me ushqim, ujë, ndihmë mjekësore dhe sende të tjera thelbësore humanitare.

Përveç kësaj, 129 mijë litra karburant dhe katër kamionë me gaz kaluan gjithashtu në Gaza.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme