Shkëmbimi i zjarrit zgjati 5 minuta/ Detaje të reja nga përplasja me armë në Peqin, konflikti nisi fillimisht mes kryebashkiakut Maçi dhe një prej autorëve

Të tjera detaje kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen e mesditës së sotme (24 nëntor) në qytetin e Peqinit.


Burime për Panorama pranë grupit hetimor kanë pohuar se ngjarja nuk ka qenë thjeshtë kalimtare.

Të njëjtat burime theksuan se ka pasur shkëmbim zjarri mes Leonard Elezit dhe Adriatik  Cekës të dy tashmë të shpallur në kërkim nga policia.

Në momentin e përplasjes me armë janë përdorur dy lloje një automatik model 56 si dhe një pistoletë, që nga këqyrja e pamjeve filmike shihet qartë se për gati 5 minuta mes dy personave të shpallur në kërkim ka pasur shkëmbim zjarri, ndërsa me fat kanë qenë disa kalimtarë të cilët kanë mundur të hyjnë tek një bllok pallatesh i cili ndodhet pranë vendngjarjes.

Ndërkohë burime thonë se Leonard Elezi, i ka dale në mbrojtje kunatit të tij kryebashkiaku i Peqinit i cili ishte duke u konfliktuar me shtetasin Adriatik Ceka.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme