Hulumtimi më problematik i Parim Ollurit gjatë karrierës së tij si gazetar ka qenë momenti kur ai ka gjurmuar lidhur me bizneset e familjarëve të ish kryeministri Hashim Thaçi, tani president i Kosovës.
“Përfshirja e vëllezërve të presidentit Hashim Thaçit në biznese ka qenë një prej hulumtimeve që ka marrë kohë më së shumti. Pata zbuluar se si njëri prej tyre, Blerim Thaçi ka nisur kompleks banesor dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim se prej kah janë siguruar 4 milionë euro. Sepse në bazë të hulumtimit dhe analizave që janë bërë lidhur me atë pronë dhe objektin që ai e ka ndërtuar vlera e ndërtimit llogaritej 4 milionë euro. Nuk ka dhënë asnjë shpjegim as vëllai i presidentit e as vetë zyra e kryeministrit në atë kohë. Pata zbuluar gjithashtu edhe se si një vëlla tjetër i Hashim Thaçit, Idriz Thaçi, kishte një gurëthyes që i sjellë përfitime shumë të mëdha në një fshat të Malishevës dhe ajo që ishte më interesantja, ishte se kjo kompani e vëllait të presidentit “Geo Mineral” ka qenë edhe nënkontraktore e konzorciumit Bechtel – Enka që e ka fituar tenderin për ndërtimin e autostradës”, ka deklaruar Olluri.
Blerim Thaçi, i vëllai i vogël i Kryeministrit, është hisedar në këtë “Iliria Building” që ka ndërtuar një kompleks milionësh banesor gjatë vitit 2012 në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Ndërsa vëllai tjetër i Hashimit, Idriz Thaçi është i lidhur me biznesin e mineraleve. Në një fshat të Malishevës, komunës së vogël që qeveriset nga PDK-ja, operon një kompani që merret me nxjerrje minerare.
Idriz Thaçi figuron si person kontaktues i gurthyesit “Geo Mineral”, me bazë në Astrazub të Malishevës, në një dokument të kompanisë së naftës Kosova Petrol, që e kishte siguruar JNK. Gurëthyesi u regjistrua në ARBK në muajin maj të vitit 2008 në kohën kur Hashim Thaçi kishte bërë vetëm pesë muaj në karrigen e kryeministrit të vendit.
Kjo kompani përveç që ishte angazhuar si nënkontraktor i Bechtel-Enkas në ndërtimin e autostradës së Kosovës, ka fituar edhe tre tenderë publikë nga KEK-u, vlera totale e të cilëve është rreth 1 milionë e
Sipas një hulumtimi, Hashim Thaçi bashkë me vëllezërit e tij, Ganiun, Blerimin, Idrizin..,përbëjnë edhe një fuqi biznesi në Kosovë, të ndarë në disa sektore, në minerare, naftë, energji, sigurime./Sakte.net