Gjatë debatit me Urimin dhe Alisën, Olti Curri bëri gjest të papërshtatshëm para kamerave në transmetim direkt.
Në përmbyllje të spektaklit të së hënës, ka pasur një debat të fortë për mes opinionistit Olti Curri dhe konkurrentëve të eliminuar, Urim dhe Alisa.
Kjo e fundit e akuzoi opinionistin se kishte folur për të në një ‘chat’, ku mes të tjerash parafrazoi se ai ishte shprehur që “Alisa e shet veten me para”.
Një gjë e tillë nuk është pritur fare mirë nga Olti, i cili ka reaguar menjëherë duke e quajtur këtë gjest si një tentativë për të marrë vëmendje.
Ai u nxe aq shumë madje në një moment, sa nga nervozizmi bëri një gjest të papërshtatshëm para kamerave.
Opinionisti Curri bëri me duar dhe grusht shenjën që simbolizon sharjen në gjuhën ofenduese të shenjave, duke iu thënë “Ju nxorën që aty (shtëpia). Tani Big Brother-i juaj jam unë).
Një detaj i tillë është kapur nga kamerat nga mbrapa në transmetim të drejtpërdrejt, e që shumë prej shikuesve e cilësuan si jo-etik.