“Atdheu dhe Xhuli do të kenë mundësinë të ‘zhvalliten’ jashtë”, Olti Curri sjellë të qeshura pafund.
Gjatë spektaklit të sotëm Prime të Big Brother VIP Kosova, si rrallë herë opinionisti i këtij formati televiziv, Olti Curri ka bërë një gabim në të shprehur, e që solli shumë të qeshura në studio.
Përderisa Curri po fliste për historinë e lidhjes në mes të Atdheut me Xhulin, ai tha se ndoshta dyshja do t’i japin një shans tjetër jashtë shtëpisë me qëllim të frekuentimit e të “zhvallitjes”.
“Ndoshta kur të dalin do t’i japin njëri-tjetrit që të përputhen, të zhvalliten”, ka thënë Curri pos tjerash.