Albumi i PJ Harveyt, “The Hope Six Demolition Project”, është koleksion i këngëve të inspiruara nga udhëtimet që këngëtarja i bëri gjatë viteve 2011 dhe 2014.
Tani shënimet dhe fotografitë e Harveyt nga udhëtimi në Kosovë, si dhe poezitë e këngët, janë bërë inspirim për radiodramën pesëpjesëshe, “On Kosovo Filed”, pjesa e parë e se cilës është transmetuar të hënën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Harvey nuk po e udhëheq këtë projekt e vetme; teksti është shkruar nga dramaturgu i njohur britanik Fen Kennedy, i cili ka vizituar Kosovën bashkë me producenten Nadia Molinari për të bërë hulumtime të tjera.
Kjo dramë sjell rrëfimin e një vëllai dhe motre, refugjatë kosovarë që jetojnë në Britani të Madhe, të cilët janë në proces të zbulimit të së kaluarës së trazuar të prindërve të tyre. Kennedy e ka përshkruar rëndësinë e formatit të dramës për BBC-në.