Onkologjia/ Terapia biologjike mungon për 40 deri në 60 pacientë – Drejtori i Klinikës thotë se po bëhen përpjekje për sigurimin e saj deri nesër!

Gazetare: Linda Ebibi

Terapia biologjike mungon për 40 deri në 60 pacientë të Onkologjisë. Drejtori i Klinikës, Igor Stojkovski thotë se po bëhen përpjeke që deri nesër të arrijnë terapitë  përmes aneks marrëveshjeve, ndërsa për të tjerat së bashku me drejtorin e Fondit Shëndetësor po punojnë për sigurimin e donacioneve në procedurë të shpejtë, shkruan Alsat.

Ai tha se deri te mungesa erdhi për shkak të rritjes së numrit të pacientëve dhe problemit me një ilaç

“Shumica e pacientëve që trajtohen në klinikën e Onkologjisë e pranojnë terapinë e nevojshme, trajtohen me radioterapi, hemoterapi, terapi biologjike. Mungojnë barna për diku rreth 40-60 pacientë. Besoj se në një afat sa më të shkurtër do ta sigurojmë terapinë”, tha Igor Stojkovski, drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

Kryeministri Mickoksi tha se kompania farmaceutike “Panovski”, e cila nga VMRO-ja u akuzua për keqpërdorime edhe më tej do të vazhdojë me prokurimin e terapive biologjike, por nuk do të merren barna me hua. Sipas tij, të gjitha barnat që do të blihen do të kontrollohen, do të evidentohen se sa barna shpenzohen dhe kujt çfarë i jepet.

“Supozoj se edhe në të ardhmen do të ketë marrëveshje të tilla. Sepse ajo kompani farmaceutike bashkëpunon me një kompani botërore që prodhon disa nga barnat që u jepen pacientëve.  Dhe është e natyrshme se edhe në të ardhmen e njëjta kompani farmaceutike, përderisa bashkëpunon me atë kompani botërore, është një nga pesë kompanitë më të mira në botë, kur do të ketë prokurime publike, do të aplikojë dhe do ta marrë tenderin, por dallimi është se tani nuk ka më barna me hua. Ndryshimi është se tani ka kontrolle të qarta në ilaçet që aplikohen, ku, sa dhe në cilët pacientë aplikohen”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Kompania farmaceutike “Panovski” ka kontratë në vlerë prej 2.3 milionë euro për terapitë biologjike që ia ofron klinikës së onkologjisë.

Dje autoritetet theksuan se deri në fund të javës në Klinikën e Onkologjisë do të dorëzohet terapia biologjike e marrë nga rreth 300 pacientë me kancer. Pacientët onkologjikë prej më shumë se 10 ditësh po përballen me mungesë të terapisë biologjike./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme