Opera “Aida” tejmbush sallën e TOKB me artdashës shqiptarë e të huaj

Këto netë vere kanë sjellë pasionin e magjinë e një kompozitori të të gjitha kohërave, si Giuseppe Verdi, në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit.

Vënia në skenë e operës “Aida” është mirëpritur nga publiku kryeqyetas e kjo u duk që nga shitja në kohë rekord e biletave të premierës.

“Salla ka qenë e tejmbushur nga artdashës shqiptarë e plot turistë të huaj nga Evropa, të ardhur enkas për këtë shfaqje”, thuhej në një njoftim të TKOB në rrjetet sociale.

Kjo vënie në skenë, në TKOB, i ka qendruar besnike regjisë së të madhit Franco Zeffirelli.

Libreti i operës “Aida” rrëfen trekëndëshin e një dashurie pasionante të ndaluar mes princeshës së Etiopisë, Aida, komandantit të ushtrisë së Egjiptit, Radamès, dhe të bijës së Faraonit, Amneris.

Ngjarja merr tjetër rrjedhë kur Radamès urdhërohet të luftojë në betejën kundër kombit të Etiopisë, duke mos ditur se Aida është princesha e tyre, dhe i tregon asaj të gjithë planin ushtarak. Aida duhet të vendosë mes besnikërisë ndaj vendit të saj dhe përkushtimit ndaj djalit që ajo dashuron. Dilema e zgjedhjes mes dashurisë dhe detyrës përballët edhe nga Radamesi, i cili në fund tradhton atdheun e tij për shkak të Aidës.

Muzika magjepsëse e Verdi-t me korale të fuqishme, arie magjepsëse dhe pasazhe gjithëpërfshirëse orkestrale përforcon thellësinë emocionale të operës.

Kjo vepër e përmasave të mëdha, erdhi përmes Orkestrës Simfonike, Solistëve, Korit dhe Trupës së Baletit të TKOB-së, me dirigjimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasserolli dhe maestros Dritan Lumshi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme