Operacion antidrogë në Sarandë, në pranga “kokat” e disa grupeve! Sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike

Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune në Sarandë, ku kanë rënë në pranga disa persona ndërsa janë sekuestruar armë dhe lëndë narkotike.

Operacioni mbetet ende në vijim e sipër, ndërsa sipas informacioneve paraprake, mes personave të ndaluar dyshohen edhe individë që konsiderohen si “kokat” apo drejtuesit kryesorë të grupeve që kontrollonin shpërndarjen e drogës në Sarandë.

Gjatë kontrolleve, forcat e Policisë kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi, si dhe armë zjarri që përdoreshin nga anëtarët e këtij rrjeti kriminal.

The post Operacion antidrogë në Sarandë, në pranga “kokat” e disa grupeve! Sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme