Pas marshimit masiv përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugëve të kryeqytetit, dita e 98-të e qëndresës popullore është përmbyllur aty ku nisi, përpara godinës së Kryeministrisë.
Turma e madhe e qytetarëve është rikthyer te selia e ekzekutivit, duke shpërthyer në një valë të re thirrjesh e parullash me ton mjaft të prerë kundër pushtetit.
Përmes megafonëve dhe me brohoritje unisone, protestuesit rrethuan sërish godinën duke lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj krerëve të ekzekutivit. Në bulevard jehuan vargjet e thirrjeve “Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria!” si dhe kërkesa e prerë “Arresto Ballukun!”.
Qytetarët dhe aktivistët nënvizuan se pushteti ka humbur çdo legjitimitet moral e politik, ndërsa kërkuan me ngulm vënien përpara drejtësisë të zyrtarëve të lartë të përfshirë në skandale korrupsioni.
Mbyllja e protestës së sotme shërben si një moment kyç për mobilizimin e mëtejshëm të revoltës popullore. Sytë e të gjithë qëndrestarëve janë kthyer tashmë nga data 8 shtator, ora 17:00, ku aksioni opozitar dhe qytetar do të zhvendoset përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë për të pritur me protestë rinisjen e punimeve parlamentare.
The post “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës: Protestuesit rikthehen te Kryeministria me thirrje për dorëheqjen e Ramës e arrestimin e Ballukut appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



