LEXO EDHE:
Mëngjesin e sotëm në Shkup ka nisur një aksion i madh policor që ka në fokus grupet kriminale të lidhura me trafikun e drogës.
Aksioni po vazhdon ende, dhe zhvillohet në disa lokacione, përfshirë Haraçinë, Nerezin dhe Radushën. Jozyrtarisht bëhet e ditur se u sekuestrua kokainë dhe marihuanë, si dhe ka disa të arrestuar, raporton 360Gradë.
Ministria e Brendshme konfirmoi se aksioni është në vijim, ndërsa detajet do të bëhen të ditura pas përfundimit të tij.