Hetuesit e Stacionit Policor “Jugu” në Mitrovicë janë mbështetur nga Njësia për Reagim të Shpejtë në një operacion bastisjeje, gjatë të cilit janë konfiskuar armë e municione.
Operacioni është ndërmarrë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në zonën e Mitrovicës.
Me këtë rast, pas bastisjes së një shtëpie private me objekte përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike, një pistoletë, dy karikatorë dhe 80 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Armët dhe municioni janë konfiskuar si dëshmi materiale, me ç’ rast është arrestuar i dyshuari N.S., 66 vjeçar, i cili pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt, njofton Zyra për Informim e Policisë Rajonale të Mitrovicës.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘’mbajtje në pronësi, shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës”.