Operacioni i SPAK, arrestohet ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe zv. drejtori i burgu në Bradashesh, Martin Musaj

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e SPAK që është zhvilluar në disa qytete, por me fokus në Elbasan.


Rportohet se në kuadër të këtij operacioni është caktuar një masë sigurie “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe zv. Drejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj.

Mësohet se ky operacion është një gërshetim mes operacionit “Plumbi i Artë” dhe zbërthimet nga aplikacioni Sky Ecc.

Deri tani raportohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër arreste. Mësohet se në Elbasan janë mbi 10 persona që janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Operacioni thuhet ka ardhur pas transkriptrimeve të aplikacionit Sky ECC, por edhe nga dëshmitë e disa prej personave që kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, si Nuredin Dumani.

Po ashtu mësohet se subjekt i këtij operacioni dyshohet se mund të jenë edhe zyrtarë shtetërore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme