Operacioni i SPAK/ Arrestohet në Belgjikë vëllai i kreut të bandës së Elbasanit, Mario Çela

Është arrestuar në Belgjikë Mario Çela, vëllai i kreut të bandës së Elbasanit, Suel Çela.


Vëllai i Suel Çelës është arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK, i cili lëshoi dje (25 nentor) 21 urdhërarreste.

Si drejtuesi i organizatës, Suel Çela sipas SPAK ishte përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.

SPAK informon se organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine.

“Organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me grupe kriminale vendase në Amerikën Latinen. Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës drejt tregun europian i narkotikëve. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp,  Roterdam etj., të cilët shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian. Gjithashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës”, thuhet në njoftim.

Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej:

a. Në blerjen e lëndës narkotike

b. Në gjendje cash-i në Shqipëri

c. Në biznese në dukje të rregullt

d. Për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit.

EMRAT E PERSONAVE ME MASA SIGURIE

Arrest me burg

  • Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
  • Mario Çela
  • Xhino Roka
  • Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)
  • Sergej Hasanpapaj
  • Bruno Hazizolli
  • Ledio Zabeli
  • Marsel Roka
  • Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)
  • Preke Kodra
  • Fuad Verzivolli
  • Metin Mehjam
  • Renato Hasani
  • Skender Sufaj
  • Pajtime Fetau
  • Dedan Gjoni
  • Marsel Shega (alias Bujar Shega)
  • Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)

Arrest shtëpie

  • Blerina Beqiri

Detyrim paraqitje

  • Elton Qyno
  • Artan Hoxha

Goditja e grupit kriminal, SPAK: Ja rolet e 21 personave për të cilët u lëshua masë sigurie! Të përfshirë gjyqtarë, policë dhe gazetarë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme