Një grup kriminal i trafikimit të qenieve njerëzore është goditur në kuadër të një operacioni nga Prokuroria e Posaçme.
Mësohet se në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe partneret ndërkombëtarë, SPAK ka vënë në pranga disa persona.
Burime bëjnë me dije se efektivët e angazhuar në këtë operacion kanë kontrolluar dhjetëra banesa.
Sakaq, pritet një njoftim zyrtar nga polica dhe SPAK lidhur me detaje të mëtejshme për këtë operacion.



