Është gjetur trupi i recepsionistit, Eraldo Nevruzi, i cili dyshohet se u vra nga bashkëpronari i hotelit, Gerald Shehu pak pas mesnatës së të mërkurës (6 Qershor).
Trupi i pajetë i viktimës raportohet se është gjetur në një gurore në afërsi të fshatit Vuno në Himarë.
Ka qenë vetë autori i dyshuar i krimit të rëndë që gjatë marrjes në pyetje në Greqi, ku edhe u arrestua në aeroportin e Korfuzit në tentativë për të udhëtuar në Spanjë me destinacion Anglinë, që ka treguar se ku kishte hedhur trupin e viktimës.
I riu që punonte si recepsionist në hotelin “Greccia” në Dhërmi nga Gerald Shehu 43 vjeç, bashkëpronar i hotelit.
Gerald Shehu, sipas uniformave blu, “zhduku” trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit i ndihmuar nga dy punonjësit e hotelit, 33-vjeçari Daniel Qose dhe 30-vjeçari David Larti.
Dyshohet se 31-vjeçari është qëlluar për vdekje nga Gerald Shehu dhe më pas trupi i tij është mbështjellë nga tre personat duke e nxjerrë jashtë ambienteve të hotelit. Po hetohet nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë në këtë ngjarje të rëndë.



