Prokuroria e Posaçme po ekzekuton sot një operacion të shtrirë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Mësohet se në kuadër të operacionit është lëshuar një urdhër arrest edhe për shefin e krimeve në Durrës, Agustin Cinari.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të vazhdimit të operacionit ‘Plumbi i artë’ dhe ka vënë në shënjestër personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.