Opozita kundër propozimit të kryeministrit: Përpjekje për kapjen e shtetit dhe shkelje e Kushtetutës

Gazetare: Ajnur Bafqari

Opozita reagon ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Mickoski, i cili paralajmëroi se në komunat ku procesi zgjedhor mund të rezultojë i pa suksesshëm për shkak të numrit eventualisht të lartë të kandidatëve të pavarur, do të emërohen “të besuar të qeverisë”, në postin e kryetarit të komunës, shkruan Alsat.

Opozita këtë e cilëson si një dëshirë për të kapur çdo segment të shtetit si dhe partizim të plotë.

“Në çdo segment ju keni partizim të plotë të shtetit, por ata duan tash, mundësisht edhe komunat t’i bëjnë me të deleguar të Qeverisë. Ashtu që unë mendoj se flet nënvetëdija e kryeministrit, dëshira e tij, që nëse mundet ta anulon edhe pushtetin lokal që të vendos njerëzit e tij, ku tjetër çfarë tjetër t’i japim kryeministrit të merr nën kontroll. Këto zgjedhje janë referendum, janë referendum për të ndalë këtë mënyrë të qeverisjes që na ka izoluar nga bota”, tha Bujar Osmani, Aleanca kombëtare për Integrim.

LSDM-ja opozitare, thotë se kjo deklaratë paraqet sulm direkt mbi Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve.

“Në prag të zgjedhjeve lokale, kryeministri Hristijan Mickoski shpall hapur pezullimin e Kushtetutës dhe vullnetit të qytetarëve. Kjo nuk është asgjë tjetër përveç një përpjekje e paturpshme për të uzurpuar pushtetin, suspenduar ligjet, procesin zgjedhorë dhe anashkalim i vullnetit të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Kanë reaguar edhe nga partia, Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë.

“Kërcënimi i tillë i hapur është një sulm direkt mbi themelet e demokracisë dhe paraqet një njoftim të hapur të një kthimi në autoritarizmin e kohës së Nikolla Gruevskit, mentorit të Mickoskit. RDM kërkon kategorikisht që kryeministri menjëherë ta tërheq këtë kërcënim dhe t’i respektojë të drejtat kushtetuese të qytetarëve”, thonë nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë.

Opozita akuzon se mbrapa paralajmërimeve për “zgjedhje të pasuksesshme” është e qartë se po fshihet panika për rënien e besimit të qytetarëve. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme