Opozita ndërpret bojkotin, por vetëm për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare

Opozita pritet të thërrasë sërish seancë të jashtëzakonshme.

Gjatë javës, partitë opozitare pritet të procedojnë në Kuvend kërkesën për seancë e që do të ketë veç një pikë të rendit të ditës, votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë dy të tretat e votave, raporton KTV.

Por kjo nuk do të thotë përfundim i bojkotit.

Avdullah Hoti i LDK-së thotë se këtë e bëjnë për shkak të interesit që kanë këto marrëveshje ndërkombëtare, por bojkoti i tyre ndaj seancave të tjera do të vazhdojë derisa Kadri Veseli të vendosë ta thërrasë seancën e opozitës.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje thotë se opozita nuk do të lejojë që të dështojnë këto marrëveshje e temë tjetër, sipas tij, është se shpeshherë ka dyshime për keqpërdorime po të atyre fondeve, shqetësim ky që ka edhe BE-ja.

Javën e kaluar, partitë në pushtet dështuan ta çojnë deri në fund seancën me 40 pika të rendit të ditës e shkak ishte mungesa e kuorumit.

LDK-ja e Vetëvendosje bojkotuan seancën, pasi kërkesa e tyre për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme, përmes së cilës do të parandalonin veprimet e presidentit Thaçi, nuk u mor parasysh nga partitë në pushtet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme