Ordanoski: Rreziku për Maqedoninë vjen nga mafia politike, jo nga Platforma shqiptare

“Platforma shqiptare” nuk është arsyeja pse presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, po refuzon t’ia japë mandatin për krijimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Kështu ka thënë publicisti dhe analisti nga Maqedonia, Sasho Ordanoski, në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Sipas tij aktualisht në Maqedoni nuk flitet se kush e ka shumicën, por për mafi politike, e cila është duke luftuar për ekzistencën e vet. Ordanoski ka hedhur dyshime edhe për “Platformën shqiptare”, për shkak të momentit që BDI-ja zgjodhi ta plasojë atë.

Ordanoski, i cili ka qenë ish-kryeredaktor në televizionin publik maqedonas, si dhe drejtor menaxhues në Alsat-M, ka shtruar pyetjen se pse BDI-ja nuk ia kërkoi gjuhën shqipe Gruevskit gjatë këtyre viteve sa ishin në bashkëqeverisje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, ai nuk e sheh platformën e shqiptarëve si argument real për ta “thyer” kushtetutën, duke mos ia dhënë mandatin Zaevit. “Neni i kushtetutës është shumë i qartë, ai e obligon presidentin që shumicës t’ia japë mandatin. Nuk ka këtu ‘dua apo nuk dua’”, ka thënë Ordanoski.

“VMRO-ja ka humbur çdo të drejtë për të qeverisur me shqiptarët”

KD: Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, refuzoi t’ia japë mandatin për themelimin e qeverisë Zoran Zaevit me arsyetimin se ai ka pranuar platformën e hartuar në Shqipëri për shqiptarët, ku kërkesë kryesore është që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në të gjitha nivelet administrative. A rrezikohet vërtet Maqedonia nga “Platforma shqiptare”?

Ordanoski: Maqedonia është një shoqëri multietnike dhe Maqedonia është udhëhequr nga një qeveri shumetnike në këto 20 vitet e fundit. Rrjedhimisht për cilëndo parti politike maqedonase është me rëndësi të shikojë se cilat janë nevojat dhe kërkesat e faktorit politik shqiptar. Kështu që “Platforma…” duhet të trajtohet si diçka për të cilën me unanimitet e kanë kërkuar partitë politike shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme