Orët jo të shtrenjta, por me stil

Nuk duhen shumë para për të fituar respektin e dikujt përmes një ore dore. Derisa shumica e “orëve të lira” nuk tregojnë vlerën që duan entuziastët, ka shumë orë jo të shtrenjta që duken mirë e duken si të shtrenjta.

“Blog toWatch” ka zgjedhur dhjetë orë, të cilat duken si të shtrenjta, por që nuk kanë çmim shumë të lartë.

1. Seiko Monster, Seiko Sumo dhe Seiko SKX007

Tri orët vijnë me kualitet të lartë dhe falë veçorive të tyre dallohen ndër orët më të mira në treg. Monster ka pamje unike, Sumo me stil modern standard, ndërsa SKX007 ka lexueshmëri të lehtë. Ekrane solide, të qëndrueshme, me lëvizje të qarta të akrepave vijnë për një çmim rreth 450 – 550 dollarë.

2. Swatch Sistem51

Edhe pse kanë kaluar disa vjet nga debutimi i orës Swatch Sistem51 në Baselworld 2013, kjo orë solli dimension të ri për mekanikën e orëve dhe vjen me 51 pjesë të krijuara nga robotët. Çmimi i saj është 150 dollarë dhe vjen në pesë dizajnime të reja nga viti 2015 e që, sipas analistëve, ia vlen të jetë në koleksionin e entuziastëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme