Organizata e ndihmës me qendër në SHBA: 7 punonjës tanë u vranë në sulmin izraelit në Gaza

Organizata ndërkombëtare e ndihmës me bazë në SHBA, “World Central Kitchen” (WCK) raportoi se 7 punonjës të saj humbën jetën në sulmin izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë nga organizata e ndihmës me seli në kryeqytetin e SHBA-së, Washington thuhet: “World Central Kitchen konfirmon me keqardhje se 7 anëtarë të ekipit tonë u vranë në sulmin e kryer nga ushtria izraelite në Gaza”.

Në deklaratë thuhet se punonjësit që humbën jetën ishin shtetas australianë, polakë, britanikë, amerikano-kanadezë dhe palestinezë dhe se ekipi ndodhej në 2 automjete të blinduara që mbanin logon e organizatës në zonën e de-përshkallëzimit gjatë sulmit.

Pavarësisht se ka vepruar në koordinim me ushtrinë izraelite, ekipi është vënë në shënjestër pasi ka dalë nga magazina ku ka lënë 100 tonë ndihma ushqimore. WCK menjëherë ka ndërprerë veprimtarinë e saj në rajon dhe se së shpejti do të merret një vendim për punë në të ardhmen, thuhet në deklaratë.

Menaxheri i lartë i organizatës, Erin Gore tha për sulmin: “Ky nuk është vetëm sulm kundër WCK-së. Është sulm kundër organizatave humanitare që dalin vullnetarë në raste urgjente ku ushqimi përdoret si armë lufte”. Ai theksoi se ishte i pikëlluar dhe i tmerruar nga ata që humbën jetën në sulmin e ushtrisë izraelite dhe se vendosmëria e punonjësve të WCK-së për të “treguar se njerëzimi është mbi gjithçka” do të mbahet mend gjithmonë.

Në një deklaratë në llogarinë e saj në mediat sociale, WCK deklaroi se ata morën lajmin se punonjësit e tyre që merrnin pjesë në përpjekjet e ndihmës ushqimore në Gaza u vranë në sulmin e ushtrisë izraelite. “Kjo është tragjedi. Punonjësit e ndihmave humanitare dhe civilët nuk duhet të jenë kurrë, kurrë objektiva”, tha WCK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme