Osman Kadriu për BalancER-in: Gjykata Kushtetuese ka sjellë “kaos juridik”

Vendimi në Gjykatën Kushtetuese ku shpallet jo kushtetues përmendja e etnisë gjatë punësimeve në administratë ka sjellë “kaos juridik”. Për më tepër vendimi është marrë mbi baza të elementeve politik dhe me mbivotim të gjykatësve jo maqedonas.

Këto i thotë në intervistën për emisionin “Programi 200”, (që transmetohet sot në ora 21:40 në Alsat), Osman Kadriu, Gjykatës në Gjykatën Kushtetuese.

Z. Kadriu gjithashtu tha abrogimet e ligjeve “pastër mbi baza nacionale” e bëjnë këtë vendim jo legjitim. Ai kërkon ndryshime kushtetuese ku në Gjykatën Kushtetuese të votohet me parimin e “Badenterit”, sepse ligjet që u përkasin të drejtave të komuniteteve sillen me parimin e shumicës së dyfishtë.

Z. Kadriu përgëzon nismat për sjellje e një ligji për përfaqësimin e drejtë, për të cilin thotë se nuk do bie ndesh me vendimin e marrë para do kohe për përmendjen e etnisë gjatë punësimeve në administratë. Gjithashtu sheh si pozitive që ligji do të dërgohet paraprakisht në Komisionin e Veneciës, për të cilin thotë se vendimet e tij janë vetëm këshilluese. Maqedonia e veriut disa herë në të kaluarën nuk ka zbatuar rekomandimet e këtij komisioni për ligje të tjera.

Osman Kadriu bashkë me dy gjykatës të tjerë kushtetues kanë mendim të veçuar për abrogimin e ligjeve që lidhen me balancer-in, i cili do të botohet në gazetën zyrtare në fillim të javës./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme