Zv/kryeministri për Çështje Evropiane dhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka konfirmuar lajmin se ka pasur bisedime mes liderit të BDI-së Ali Ahmetit dhe atij të PDSH-së, Menduh Thaçi.
Sipas tij bisedimi ka qenë telefonik dhe janë dakorduar për tu takuar ditëve në vijim.
“Takime nuk kemi pasur, por ka pas një bisede telefonike mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit ku edhe janë dakorduar për takim të përbashkët ditëve në vijim” tha Osmani për TetovaSot
I pyetur se nëse këto takime janë për hyrjen e PDSH-së në qeveri, Osmani u shpreh se nuk mund të paragjykohet se cilët do të jenë temat e bisedimeve ditëve në vijim.
Ndryshe këto ditë pritet që edhe të mësohet ndarja e kulaçit qeveritarë të eshalonit të dytë dhe tretë mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.