Maqedonia e Veriut po ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë duke apeluar për bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, në veçanti nga Kosova. Ministri i Jashtëm Osmani tha se nga ky bashkëpunim nuk ka dështim dhe tradhti por vetëm se zgjidhje të problemeve bazuar në eksperiencën e vendit .
Ai ka folur edhe për draft-propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë duke theksuar se bëhet fjalë për një nismë qëllimmire për të lëvizur palët nga pozicionet e tyre.
“Unë vetëm mund të ftojë autoritetet e Kosovës që të jenë në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin euroatlantik për shkak se eksperienca jonë na tregon se bashkëpunimi me ta, koordinimi me ta, besimi në ta asnjëherë nuk na ka dështuar, nuk na ka tradhtuar. Këshilla më e mirë që mund t’ia japim jo vetëm Kosovën por të gjithëve në rajon që të mbani ngushtë raportet me komunitetin euroatlantik për shkak se kjo është e ardhmja e vetme e rajonit…Pa komentuar këtë tekst pasi ka edhe tekste tjera të cilët i kemi parë, nuk pretendojë se zoti Rama tenton të imponon zgjidhje. Ai tenton të krijon shteg, një dalje nga ky ngujim. Por, autoritetet kosovare janë ato që vendosin se cila është më e mira për ta”, deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme.