E papërgjegjshme dhe e rrezikshme thotë të jetë iniciativa e presidentit Hashim Thaçi për krijimin e forcave të Armatosura, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.
Ajo në Rubikon të KTV-së e cilësoi të tillë si rrjedhojë e deklaratave të palës ndërkombëtare, që shprehën shqetësime se një iniciativë e tillë pa ndryshime kushtetuese është e njëanshme.
Osmani vlerëson se presidenti Thaçi nuk është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, e çka sipas saj shihet nga deklaratat e sotme.
Sipas saj, këto janë deklaratat më të rrezikshme në historinë e Kosovës dhe raportet biletaterale.
Tutje Osmani theksoi se nuk është bërë mjaft për t’i bindur qytetarët serb se krijimi i Forcave të Armatosura është në të mirë të tyre.
“Nuk është bërë mjaft që qytetarët serbë të Kosovës të binden se kjo është në të mirë në të tyre, dhe nuk i bën keq por më të sigurt”, ka thënë Osmani.
Osmani thotë se presidenti Thaçi gabon nëse mendon se çdo gjë ka përfunduar me hartimin e një projektligji.
“Nuk është kjo çështje aq e thjeshtë dhe nuk është shaka. As nuk është koordinuar më LDK-në që është duke e udhëhequr bashkë Qeverinë. Qasje bajraktarizmi që shumë mirë e dimë si është duke përfunduar”, ka thënë ajo.