Osmani: Nëse Thaçi nuk na mandaton herën e dytë, s’rrijmë duarkryq

Deputetja më e votuar femër në Kosovë, Vjosa Osmani në një bisedë të shkurtër për Gazeta Blic ka thënë se nëse presidenti i vendit, Hashim Thaçi do ta mandatoj dy herë radhazi kandidatët për kryeministër nga PAN, atëherë LDK nuk do të qëndroj duarkyq.

Sipas saj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shumë i qartë në këtë drejtim.

Ajo tha për Gazeta Blic, se nëse dështon PAN-i herën e parë ta formoj qeverinë, atëherë presidenti i vendit, duhet t’ia jap të drejtën grupit që dëshmon se i ka 61 deputetë.

Ajo ka folur edhe për kushtin e VV-së për të hyrë në koalicion me LDK-në.

Sipas saj, fillimisht duhet punuar në programe, e pastaj duhet të vendoset se kush duhet ta marrë postin e kryeministrit.

Gazeta Blic: Ka pasur takime ndërmjet lidershipit të VV-së e LDK-së për një koalicion të mundshëm paszgjedhor. A besoni se do të arrihet ky koalicion?

Vjosa Osmani: Është hap i mirë, i parë që dy partitë kanë filluar takimet dhe diskutimet. Megjithatë, është herët të flitet për epilogun e këtyre takimeve. Me rëndësi që ajo që na bashkon është qëllimi për t’a lënë PDK në opozitë.

Gazeta Blic: VV po insiston se nuk do të lëshoj pe për postin e Kryeministrit. A do të pranoj LDK të hyjë në negociata me këtë kusht?

Vjosa Osmani: Në parim, LDK dhe VV duhet të përqendrohen në biseda për programet e tyre. Meqë jemi parti me ideologji politike të kundërta, do të duhet kohë për të diskutuar secilin orientim programor dhe secilin prioritet qeveritar. Vetëm nëse ka dakordim për këto çështje, atëherë mund të vijë në pyetje diskutimi për emër të Kryeministrit. Duhet të shiqohet se cili emër mund t’a realizojë më mirë atë program qeveritar’

Gazeta Blic: Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se vetëm PAN-it do t’ia jap të drejtën për formimin e qeverisë. Si do të silleni si LDK në këtë rast?

 Vjosa Osmani: Thaçi nuk ka të drejte të mandatojë koalicionin PAN edhe për herë të dytë në rast se ky koalicion dështon për herë të parë. Mundesia e dytë i jepet grupit që dëshmon se i ka 61 deputetë pas vete. Për këtë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është tepër i qartë, per secilin që deshiron t’a lexojë atë drejtë dhe pa ndikime politike. Nëse Thaçi vendosë të veprojë në kundërshtim me këto norma kushtetuese, natyrisht që ne nuk do të rrijme duarkryq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme