Duke thënë se Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë ajo, që ka qenë zëri i Kosovës aty ku shteti nuk ishte i përfaqësuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka falënderuar atë.
“Zëri ynë aty ku ne nuk jemi përfaqësuar, e në veçanti zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës e për ndryshim kufijsh, ide e aventura këto të rrezikshme, pasojat e së cilave po ndihen edhe sot e kësaj dite, por të cilave bashkërisht u kemi dhënë fund. Gjatë udhëheqjes suaj kemi pasur një bashkëpunim dhe koordinim të shkëlqyeshëm gjë për të cilën dua të ju falënderoj. Kam besimin e plotë që në angazhimin e mëtejmë tuajin sërish do të vazhdoni të jeni zëri i Kosovës aty ku u jepet mundësia”, tha Osmani në konferencën e përbashkët me Metën.
Në anën tjetër Meta tha se do të bënte edhe më shumë për Kosovës po qe se nuk do të kishte probleme të brendshme në Shqipëri. Ndërsa presidenti Ilir
“Nuk pranoj asnjë falënderim për arsye sepse kam bërë detyrën kushtetuese por edhe morale siç e ka edhe çdo qytetar i Shqipërisë dhe e vetmja keqardhje që kam është që mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin tim gjatë këtyre pesë viteve. Por ju jap fjalën se nga dita e hënë, 25 në mëngjes, do të bëjë shumë herë më tepër edhe për Kosovën”, deklaroi Meta./21Media