Osmani për situatën në Ukrainë: Ajo që po ndodh është abuzim flagrant nga ana e Rusisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për radion britanike Times Radio ka thënë se Kosova është thellësisht e shqetësuar për ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë, për shkak se sipas saj, Rusia po bën “abuzim flagrant”.

Osmani shprehu mbështetjen e plotë për popullin ukrainas dhe për integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi.

“Ne besojmë se ajo që po ndodh është një abuzim flagrant i pushtetit dhe një shkelje e së drejtës dhe praktikave ndërkombëtare nga Rusia. E vërteta është se Ukraina është shtet i pavarur dhe i takon popullit të lirë dhe demokratik të Ukrainës që të marrë vendime për të ardhmen e tyre”, tha ndër të tjerash Osmani.

Sipas Osmanit, NATO duhet të ketë rol aktiv dhe shpreson se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për këtë “abuzim flagrant të pushtetit” nga Rusia.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme