Osmani për Ukshin Hotin: Liria do të ketë kuptim vetëm kur të zbardhet fati i tij

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar intelektualin Ukshin Hoti, në 23-vjetorin e zhdukjes.

Osmani tha se liria do të ketë kuptim vetëm kur fati i tij dhe i të zhdukurve të tjerë me dhunë të zbardhet krahas me vendosjen e drejtësisë.

“Janë 23 vjet pritjeje e ankthi për njeriun që mendimin politik e sinkronizoi me aktivizmin politik për lirinë, republikën dhe demokracinë. Republika, liria dhe demokracia u bënë, porse fati i mendimtarit mbetet peng ende. Ai i qëndroi besnik idesë së Republikës, e liria do të ketë kuptim vetëm kur fati i tij dhe i të zhdukurve me dhunë të tjerë, të zbardhet krahas me vendosjen e drejtësisë” – tha ajo.

Më 16 maj të vitit 1999, ai u lirua nga Burgu i Dubravës dhe nga ajo ditë nuk dihet asgjë më për fatin e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme