Osmani: S’ka zgjedhje, koalicioni ende nuk ka përfunduar disa obligime

Partia e Isa Mustafës konsideron se ende është herët që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani thotë se koalicioni qeverisës (PDK-LDK+ Lista Serbe) s’ka përfunduar ende disa obligime të rëndësishme. Vetëm ky koalicion, sipas tij, mund t’i miratojë këto çështje.

“Koalicioni ka ende obligime, siç janë; Çështja e demarkacionit, liberalizimi i vizave, krijimi i ushtrisë si dhe disa çështje të tjera të cilat e kanë marrë për obligim gjatë koalicionit për me i kry dhe duhet me i kry”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Më tej, Osmani ka folur edhe për tubimet e fundit LDK-së nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Ndonëse në media është folur për një përgatitje para fushate, ndryshe mendon deputeti Osmani. “Ky është vit zgjedhor, zgjedhjet lokale sipas orarit të caktuar. LDK-ja i ka organizimet e fundit që janë kryesisht përvjetorët nëpër degë të ndryshme me rastin e 27 vjetorit, kjo është e vërteta”, ka thënë ai.

Kurse lidhur me vrasjet politike, ai thotë se LDK-ja s’ia ka drejtuar askujt gishtin.  “Thirrjet për zbulimin e vrasjeve politike, konsiderojë se kjo është thirrje e vazhdueshme qe 17 vite. Kjo nuk i adresohet asnjë subjekti, por organeve të drejtësisë dhe në asnjë mënyrë ndonjë individi apo subjekti politik”, ka thënë në fund ai.

Ndryshe, zgjedhjet lokale pritet të mbahen në nëntor të këtij viti, kurse vitin e ardhëm pritet të mbahen zgjedhjeve parlamentare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme