Osmani tregon pse u bashkuan me Gërvallën, thotë se u largua nga LDK-ja për shkak të dështimit të reformave

Prijësja e Listës “Guxo”, Vjosa Osmani ka treguar pse Donika Gërvalla-Schwarz, në vitin 2018 është larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Osmani përmes një statusi në rrjetin e saj në Facebook ka shkruar se pas dështimit të përpjekjeve për reforma të brendshme, në vitin 2018 Gërvalla ka dhënë dorëheqje dhe u largua përfundimisht nga LDK-ja.

Ajo po ashtu ka thënë është kënaqësi e jashtëzakonshme që të bashkudhëtojë në këtë rrugëtim me Donika Gërvallën.

Lexoni më poshtë statusin e saj të plotë:

#KREJTdheDREJT me Donika Gërvalla-Schwarz 8

Kënaqësi e jashtëzakonshme të bashkudhëtoj në këtë rrugëtim me Donika Gërvallën.

Donika ka lindur në Shkup në tetor 1971. Fëmijërinë e hershme e kaloi në Prishtinë. Pas arratisjes së babait në dhjetor 1979 për t’iu shmangur arrestimit nga policia jugosllave për shkak të veprimtarisë atdhetare, së bashku me nënën dhe dy vëllezërit arratisen në janar 1980 në Gjermani. Pas atentatit të trefishtë në Untergruppenbach më 17 janar 1982, familja Gërvalla vendoset në Tiranë.

Në fëmijëri shquhet për talentin e saj muzikor dhe merr pjesë si soliste në flaut që në moshën 11-vjeçare në koncerte të shumta. Ajo ka studiuar muzikë në konservatoret e Tiranës dhe Hamburgut si dhe drejtësi në Universitetin e Hamburgut.

Në dhjetor 1990 ishte pjesë e protestave studentore dhe në shkurt 1991 e grevës së urisë së studentëve, të cilat çuan në rrëzimin e diktaturës në Shqipëri.

Në shtator 1991 ishte bashkëorganizatore e Referendumit për Pavarësi në Tiranë, organizimin ky që i mundësoi shprehjen e vullnetit qindra qytetarëve të Kosovës që ndodheshin në Shqipëri.

Në qershor 1992 largohet nga Shqipëria për studiuar në Gjermani.

Ishte anëtare nderi e LDK-së nga shkurti 1991; 1993-1997 ishte nënkryetare, ndërsa 1997-1999 anëtare e kryesisë së degës së LDK-së në Gjermani. Si zëdhënëse e LDK-së gjatë dy viteve të luftës përfaqësoi qëndrimet e Kosovës para opinionit gjerman, në qeveri dhe Bundestag, në TV, radio, gazeta, debate.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme