Xhafer Tahiri flet për prishjen e koalicionit me VV në Vushtrri

Pas paralajmërimeve për prishjen e një koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Komunën e Vushtrrisë, drejtori i Administratës në Komunën e Vushtrrisë, Mehmet Selaci që vjen nga radhët e LVV-së në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk kanë asgjë zyrtare.

Ai tha se në momentin që do të marrin ndonjë informatë zyrtare do të dalin në një konferencë për media.

“Po presim zyrtarisht se çfarë po ndodh dhe do të përgjigjemi. Ende nuk kemi asgjë zyrtare”, ka thënë shkurt Selaci.

Pas paralajmërimeve për prishje të koalicionit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes në komunën e Vushtrrisë, nga kjo komunë është njoftuar edhe për një konferencë të kryetarit të kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Konferenca e jashtëzakonshme për media e kryetarit Tahiri është paralajmëruar për në ora 11:00.

“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për medie, ku kryetari i Komunës Xhafer Tahiri flet për zhvillimet e fundit politike në Komunën e Vushtrrisë. Konferenca mbahet sot e premten me 29 janar 2021 prej orës 11:00 në Ndërtesën e Komunës”, thuhet në njoftimin e komunës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme