Osmani tregon se kur do të takohen sërish partitë shqiptare

Më së voni deri më 7 janar partitë shqiptarë duhet të ratifikojnë platformën e përbashkët ndërsa më pas kreu i BDI-së Ali Ahmeti pritet të ftoj takimin e radhës me liderët shqiptarë. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, ftoi edhe Partinë Demokratike Shqiptare që ti bashkëngjitet tyrezës së përbashkët.

“Mendoj se sipas marrëveshjes së arritur deri më 7 janar ose deri ne këtë fundjavë të gjitha kryesitë e partive politike nënshkruese të atij memorandumi ose asaj platforme të përbashkët duhet të ratifikojnë atë marrëveshje, të dal ose që buron nga partitë politike, duhet të ratifikohet në kryesitë e tyre. Me këtë përfundon dhe faza e parë e bashkërendimit dhe arrihet qëllimi i bashkëpunimit të partive politike shqiptare për këtë fazë dhe pastaj nëse do të ketë nevojë për takime tjera do të informoheni”, deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Për të harmonizuar qëndrimet rreth platformës së përbashkët, drejtuesit e partive shqiptare ditë më parë u ulën në një tryezë të përbashkët në Tiranë me kryeministrin Edi Rama. Pas këtij takimi u spekulua se mandatari maqedonas për formimin e qeverisë së ardhshme do të kushtëzohet me platformën për të cilën kishin rëndë dakord partitë shqiptare në Tiranë por drafti në fjalë ende mbahet në fshehtësi. Nga ana tjetër, BDI-ja edhe një herë ka përsëritur qëndrimin se pa miratimin e kësaj platforme nga partitë shqiptare nuk do të fillojë negociata për koalicionim me subjektet maqedonase.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme