Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë.
Ajo ka uruar që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje.
“Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë. Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen!”, thuhet në urimin e Osmanit.
“Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë! Për shumë mote, gëzuar Pashkët ortodoksë!”.