Ozturk mohon se drejtoi puçin në Turqi

Gjenerali pensionist i forcave ajrore, Akin Ozturk, i arrestuar nën dyshimin se ka drejtuar tentimin për grusht shtet në Turqi, i ka mohuar këto akuza.

Ka thënë se vetë i ka luftuar strukturat paralele, të cilat thotë se mund të kenë qenë në krye të puçit.

“Unë nuk jam personi i cili ka planifikuar dhe menaxhuar puçin ushtarak. Nuk e di kush e ka planifikuar e as udhëhequr. Nga përvoja ime, mendoj se kjo përpjekje për grusht shtet është kryer nga strukturat paralele. Por, në këtë moment unë nuk kam njohuri kush nga Ushtria e ka organizuar atë. Unë vet i kam luftuar këto struktura paralele”, ka deklaruar Ozturk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme