Në vitin 2009, Sulejman al-Fahim bleu për 5,6 milionë euro Portsmuthin, klubin anglez të cilin e drejtoi për 6 javë përpara se t’ia shiste Ali al-Farazhit.
Tashmë, ai është dënuar me 5 vite burg në Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë blerje sepse klubin anglez e mori me paratë e llogarisë bankare të gruas së tij, të cilës nuk i kishte thënë gjë për këtë transaksion.
Kur bashkëshortja pa se llogaria ishte bosh, e denoncoi burrin e saj, i cili u dënua dhe do të kalojë disa kohë pas hekurave.
Te Portsmuthi i asaj kohe luanin futbollistë të famshëm anglezë si Peter Coruch, Sol Campbell apo Jermain Defoe.