Pa patentë dhe me bagazhin plot dru, policia i sekuestron automjetin

GOSTIVAR – Një 34-vjeçare nga fshati Vrapçisht është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar automjet pa leje drejtimi, raporton Tetovasot.

Sipas SPB Tetovë, më 4 tetor 2026, në ora 11:25, në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarët policorë nga Njësia Policore Gallatë kanë ndaluar G.A. (34), e cila drejtonte një automjet “Renault” me targa të Gostivarit pa patentë shoferi.

Siç raporton Tetovasot, automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme