Joksimoviq për RTS-në ka thënë, se zyrtarët e BE-së janë të interesuar të respektohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, andaj kërkojnë që të formohet AKS, transmeton lajmi.net.
“Çështja e Asociacionit të Komunave Serbe është një nga elementet thelbësore të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ajo.
Më tej, ajo ka thënë se Kosova po e shmang formimin e AKS-së, gjë që po e shmangë edhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. /Lajmi.net/